
Zvicra ka mbyllur aventurën në Kupën e Botës pas humbjes katastrofike ndaj Portugalisë. Ndeshja e cila përfundoi me shifrat 6-1, zhvendos në fazën e çerekfinaleve portugezët. Maroku tashmë njeh rivalin e saj në fazën tjetër, që kërkon befasinë pas eleminimit të Spanjës.
Merita absolute për këtë sukses shkojnë për trajnerin Santos, i cili uli në stol një lider si Ronaldo dhe aktivizoi një makineri golash, që realizoi tripletën e tij të parë në Kupën e Botës, Goncalo Ramos. Në fundin e ndeshjes trajneri portugez foli mbi kualifikimin.
Deklarata:
Ndeshja? Ishte një paraqitje e mire nga ne, bëm një lojë e shkëlqyer dhe lojtarët janë për t'u përgëzuar. Tani është e nevojshme të zbresim me këmbë në tokë. Ishte e mrekullueshme, e shkëlqyer, por kemi tre ndeshje tjera dhe kemi edhe një pas katër ditëve.
Mungesa e Ronaldos? Karakteristikat e lojës të tyre janë të ndryshme. Ronaldo dhe Ramos janë dy lojtarë totalisht të ndryshëm në mënyrën e lojës. Mungoi dhe Cancelo, e ndërkohë kam aktivizuar Dalot, e gjithë kjo ka të bëjë me atë që kam menduar për dinamikën e lojës që do të zhvillojmë.
Probleme? Unë tashmë iu përgjigja kësaj pyetjeje. Nuk ka probleme, ne jemi miq prej shumë vitesh. Gjithçka është rregulluar plotësisht dhe Ronaldo tregoi shembullin e një kapiteni të vërtetë.
Maroku? Nuk ia vlen të bësh asnjë parashikim. Më kujtohen mirë vështirësitë që patëm në Botërorin 2018 kundër Marokut në fazën e grupeve. Fituam minimalisht 1-0, me gol të Cristiano Ronaldos, presim dhe të shohim.