Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fitore e artë për Portugalinë, trajneri Santos: Ishim shumë të organizuar, nuk bëj llogari për barazim

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore e artë për Portugalinë, trajneri Santos: Ishim shumë

Portugalia ka arritur të mund me shifrat 3-2 Ganën në një duel të zjarrtë. Fitore e vlefshme pasi i ngjit në kuotën e 3 pikëve portugezët, po aq sa dhe Zvicra. Gana nuk arriti të bënte më shumë në këtë duel ku treguan një potencial të madh, duke vënë në vështirësi portugezët.

Në fundin e takimit ka qenë trajneri i portugezëve i cili ka folur për mediat rreth ndeshjes.

Fernando Santos:

" Rezultati 3-2 nuk ka fare rëndësi. Ne duhet të shikojmë gjërat e rëndësishme, ato që ishin shumë pozitive. Ne patëm një pjesë të parë që nuk u arrit plotësisht ajo që donim, por kishim një ekip shumë të organizuar. Gana nuk nuk arriti të na rrezikojë pasi ne i bllokuam shumë mirë.

Ne patëm një pjesë të dytë të mirë, shënuam dhe golin, pastaj nuk e di se si ndodhi ai gol i Ganës. Por di të them që dodhin këto gjëra që nuk duhej të ndodhnin. Pastaj u zgjuam përsëri, u kthyem në lojë, dhe ju e shikuat si përfundoi.

Dy golat u realizuan nga krahu i djathtë? Ky nuk mendoj që është problemi im, por i atyre (Ganës). Lojtarët e mi do t’i analizoj më pas.

Llogaritë në grup janë të thjeshta, na duhet një tjetër fitore. Barazimi nuk më intereson shumë. Këto ishin tre pikë të vlefshme."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga