Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fitoi trofeun e dytë sezonal, GUARDIOLA: Tani mund të flasim për tripletën, do ta dua këtë klub për gjithë jetën

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi trofeun e dytë sezonal, GUARDIOLA: Tani mund të flasim për

City mori trofeun e dytë këtë sezon. Paas shpalljes kampion në Premier League ditën e sotme mposhti në derbi United në finalen e Fa Cup. Një triumph 2-1 për djemtë e Pep Guardiolës.

Pas ndeshjes spanjolli nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, teksa do të theksonte se tani mund të flasin për tripletë.

 “Tani mund të flasim për tripletën. Sigurisht, ne ende duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne luajtëm për qytetin tonë dhe për tifozët tanë.

Manchester United luajti një mbrojtje të shkëlqyer dhe nuk e prisnim që ata të mbroheshin kaq ngushtë. Unë do t’i lë lojtarët dy ditë pushim tani dhe më pas do të kemi tre ose katër seanca stërvitore për Interin. Do të udhëtojmë të enjten pas stërvitjes në mëngjes. Kjo FA Cup është shumë e bukur.

Unë jam një tifoz i Barcelonës, por do ta dua këtë klub për pjesën tjetër të jetës sime. E di që sot i kemi dhënë tifozëve tanë një dhuratë të mrekullueshme, sepse e di se çfarë do të thotë për ta të mundin rivalin e tyre të qytetit”, ka thënë Pep Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga