Ennur Totre do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës deri në fund të këtij sezoni. Kartoni i lojtarit zotërohet nga ukrainasit e Vorskla Poltava, por këta të fundit zgjodhën ta dërgonin në huazim përsëri.
Që në muajin janar të këtij viti Totre u bashkua me Shkëndijën në formë huazimi. Gjatë verës u rikthye në Ukrainë, por ekipet dhe lojtari kanë rënë dakord për rikthim në Tetovë.
Kujtojmë që 26-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Superiores në Shqipëri teksa në sezonin 2021-2022 u shpall kampion me Tiranën.
Poll