Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Fitoi medaljen e dytë të artë, presidentja Vjosa Osmani uron xhudisten: Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi medaljen e dytë të artë, presidentja Vjosa Osmani uron

Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në disiplinën e xhudos për peshën deri në 57kg. Pas Distria Krasniqit pak ditë më parë, sot ishte radha e një tjetër xhudiste kosovare që të fitonte medaljen e artë. Nora Gjakova mposhti në finalen rivalen e saj franceze dhe I solli Kosovës medaljen e dytë në këto Lojëra Olimpike dhe të 3-të në përgjithësi.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se Nora i solli dritë Kosovës në këtë ditë zie pasi ditën e djeshme 10 qytetarë në Kosova humbën jetën pas aksidentit tragjikë të ndodhur në Kroaci.

"Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t'u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit", shkruan presidentja Vjosa Osmani.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga