
Achraf Hakimi firmosi pak ditë më parë me PSG-në. Mbrojtësi maroken u largua nga Interi pasi fitoi titullin kampion dhe u transferua në Francë për rreth 70 milionë euro dhe firmosi një kontratë deri në 2026.
Edhe pse u prezantua pak ditë më parë dhe firmosi një kontratë afatgjate me skuadrën francez, agjenti i Hakimit, Alejandro Camano ka dhënë një deklaratë që ka habitur jo pak tifozët. Ai është shprehur se ëndrra e mbrojtësi maroken është që të luajë për Real Madrid, ish skuadrën ku u formuar si lojtar.
"Real Madridi kishte të drejtën e zgjedhjes së parë derisa PSG dhe Interi thanë që marrëveshja do të ndodhte", ka thënë fillimisht Camano.
"Ne ruajmë iluzionin dhe ëndrrën që Achraf të kthehet në Real Madrid sepse ai ka lindur në Madrid, ai u rrit në Madrid dhe, si një synim përfundimtar, një ditë, ai do të dëshironte të luante për Real Madridin".