Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Firmosi me Romën, kapitenia e kombëtares shqiptare: Ju tregoj aventurën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Firmosi me Romën, kapitenia e kombëtares shqiptare: Ju tregoj

Kalimi i Erblira Bicit te skuadra e Romës, padyshim ishte lajmi më i bukur për volejbollin shqiptar. Kapitenia e kombëtares shqiptare ka firmosur me ekipin kryeqytetas dhe do të japë kontributin e saj në sezonin e ri. Menjëherë pas zyrtarizimit, Bici ka folur për faqen zyrtare të klubit ku është shprehur:

“Më kanë folur shumë mirë për klubin dhe ambientin dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme. Nga bisedat që kam pasur me drejtuesit kam parë që të gjithë janë shumë të vendosur dhe të karikuar. Sigurisht një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë zgjedhje është edhe vlerësimi i trajnerit. Kuçarini është një trajner i rëndësishëm dhe kur kam mësuar që menjëherë ka përmendur emrin tim në listën e dëshirave të tij, jam ndier shumë e vlerësuar dhe e motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja për të mos i zhgënjyer pritshmëritë.

Më pëlqen që të punoj në palestër. Gjatë të gjithë sezonit bëj një jetë vetëm sportive, si profesioniste me kohë të plotë që nga dita e parë që kam ardhur në Itali. Jam e shoqërueshme dhe më pëlqen që të ndërtoj një grup me shoqet e skuadrës. Në kohën e lirë, kur sezoni ka mbaruar, më pëlqen të udhëtoj, të njoh Italinë, që është një vend shumë i bukur. Më pëlqen të kërcej dhe të dëgjoj muzikë.

Pozicioni? Kam filluar të luaj me të rriturat që prej moshës 15-vjeçare, ndërsa tani jam 26 vjeçe dhe ndihem një lojtare e pjekur. Një lojtare e pozicionit 4 duhet të shënojë pikë, ndryshe nuk ka vlerë. Por kam punuar gjithashtu edhe në aspekte të tjera për t’u përmirësuar. Jam rritur në fazën mbrojtëse, por jam e vetëdijshme se kam akoma vend për t’u përmirësuar, sidomos në bllok.

Skuadra e re? Dua të jap gjithçka për këtë skuadër. Do të bëj maksimumin në çdo moment, për ta forcuar frymën e grupit, pasi mendoj se është diçka shumë e rëndësishme. Kam luajtur me Sofia Reboran te Mondovi dhe është diçka e bukur që do ta rigjej edhe te Roma. Të veshësh këtë fanellë është e rëndësishme. Që kur përmend emrin Roma, tingëllon diçka e madhe, por pres me padurim fillim e sezonit.

Përshtatja? Qyteti është i madh, për mua që jam mësuar me një realitet qytetesh më të vegjël do të më duhet pak të përshtatem. Por nuk më shqetëson kjo gjë, pasi siç e thashë nëse krijon grup dhe nëse ndihemi mirë së bashku, atëherë gjithçka do të jetë më e lehtë.

Për këtë gjë, një rol vendimtar do të kenë dhomat e zhveshjes, por edhe klubi e tifozët. Nuk kam luajtur kurrë deri më tani kundër Romës, kështu që do të kem mundësinë për t’i njohur tifozët kur të vesh fanellën e ‘Ujkonjave’. Shpresoj të jenë të shumtë dhe të na mbështesin si një lojtar më tepër në parket për ne.

Misioni A1? I vetmi premtim që mund të bëj, është se do të jap gjithçka nga vetja, pa u dorëzuar kurrë, për të arritur objektivat. Dua që të arrij kampionatin A1 duke triumfuar në A2 dhe kjo besoj se do të jetë një mundësi e madhe për të gjitha ne, që të bëjmë diçka të rëndësishme së bashku”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga