
Theophilus Solomon ishte një nga afrimet e Ballkanit gjatë merkatos së verës. Ish lojtari i Partizanit në Superligën shqiptare u largua drejt Kuvajtit te skuadra e Al Qadias, ndërsa këtë sezon do të luajë në elitën e futbollit kosovar.
Solomon ka mbërritur ditën e sotme te Ballkani, ndërsa ka kryer edhe stërvitjen e parë me shokët e skuadrës. 25-vjeçari do të jetë një armë më shumë për skuadrën kosovare që këtë sezon do të tentojë të fitojë me çdo kusht titullin kampion duke parë edhe afrimet që janë bërë gjatë merkatos së verës.
Poll