Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Firmino njofton largimin, Milan, Inter dhe Juve “fërkojnë duart”

Shkruar nga NEWSPORT
Firmino njofton largimin, Milan, Inter dhe Juve “fërkojnë

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Sulmuesit i skadon kontrata në korrik dhe do të largohet si lojtar i lirë. Braziliani ja ka bërë të ditur trajnerit Klopp largimin e tij nga “The Reds”. Atij ju ofrua një kontratë e re me Liverpool por ka qenë vetë sulmuesi që ka zgjedhr të largohet duke qenë falenderues ndaj Klopp dhe klubit.

Për 31 vjeçarin paraqitet një e ardhme e re. Menjëherë për të kanë ardhur interesime nga shumë klube europiane, sidomos nga Italia. Treshja Milan, Inter dhe Juve kanë shfaqur interesin e tyre për sulmuesin. Kuqezinjtë në veçanti po kërkojnë me ngulm një qëndërsulmues për t’iu bashkuar Giroud në majën e sulmit.

Firmino u bashkua me Liverpool në vitin 2015 duke fituar shumë trofe si Premier League, Champions League dhe FA Cup. Këtë sezon deri tani ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 25 ndeshje

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga