
Mbrëmjen e sotme një ndeshje spektakolare do të luhet mes Real Madrid dhe Barcelonës. Dy gjigantët spanjollë do të vihen përballë njëri-tjetrit në orën 20:00 në stadiumin “KSU Stadium” Në Riyadh.
Kjo sfidë është e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës dhe si madrilenët ashtu edhe katalanasit synojnë që në fund të 90-të minutave të jetë ata triumfatorët. Kjo ëhstë edhe “El Clasico” e parë për vitin 2024 mes dy ekipeve që do të përplasin “brirët” për trofeun e parë të këtij viti.
Përballë njëra –tjetrës do të vihen gjithashtu dy skuadrat që ë kanë fituar më terpër këtë trofe, me blaugranat që kanë triumfuar në 14 raste kundrejt 12 të “Los Blancos”. Është gjithashtu një përsëritje e finales së vitit të kaluar, të cilën Barcelona e fitoi 3-1 teksa Xavi fitoi trofeun e tij të parë që nga marrja e detyrës si trajner.