Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Finalja e Kupës së Botës, Roberto CARLOS “skanon” sfidën Agjentinë-Francë

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Kupës së Botës, Roberto CARLOS “skanon”

Më 18 dhjetor ora 16:00 në Katar do të luhet edhe finalja e madhe e Kupës së Botës, ku Argjentina vihet përballë Francës për trofeun e lakmuar. Një sfidë spektakolare dhe emocionuese pritet të jetë ajo mes “Albiçelestëve” dhe “Gjelave”, ku kundër njëri-tjetrit janë sulmuesit e PSG-së. Lionel Messi dhje Kylian Mbappe luftojnë “dhëmb për dhëmb” edhe për titullin e golashënuesit më të mirë të këtij turne, me dyshen që kanë shënuar 5 gola deri tani.

Por për të “skanuar” këtë finale ka folur edhe ish-mbrojtësi i Brazilit, Roberto Carlos, i cili dukshëm priste më shumë nga kombëtarja e tij, ndërsa thekson që të fitojë më i miri.

Finalja Argjentinë-Francë- “Është e vështirë të zgjedhësh një skuadër, unë jam në rolin e ambasadorit të FIFA-s. Argjentina e nisi me disfatë kundër Arabisë Saudite, megjithatë lojtarët dhe trajneri qëndruan të bashkuar dhe nisën të përmirësoheshin me kalimin e ndeshjeve. Nga ana tjetër, dihej që Franca ishte një prej favoriteve. Është një finale mes dy kombëtareve të mëdha dhe le të fitojë më i miri”.

Brazili- “Mendoja se do të shkonin më larg këtë Botëror, shpresoja më shumë nga Brazili. Duhet të përgatiten më mirë për Botërorin e ardhshëm, kështu e ka futbolli. Gjithashtu, prisja më shumë edhe nga Uruguai e Spanja”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga