
Finalja e Champions League mes Manchester City dhe Chelsea është gati të zhvendoset nga Stambolli për në stadiumin "Wembley" në Londër. UEFA më herët i kishte rezistuar presionit për zhvendosjen e ndeshjes mbi bazën e fluturimeve nga covid-19.
Vendimi i qeverisë britanike për të vendosur Turqinë në listën e kuqe të zonave ku nuk mund të udhëtohet lirisht, ka nxitur debate të reja midis Federatës angleze dhe UEFA-s. Mediet në Britani bëjnë me dije se ndeshja pritet të zhvendoset për në Londër, teksa luhet në 29 maj.
Vendimi i Turqisë për hapjen me 25 mijë tifozë të stadiumit Ataturk e ktheu në favor situatën, ndërsa tanimë vendosja në zonën e kuqe të Turqisë bën që tifozët mos udhëtojnë dot dhe të vendosen 10 ditë në karantinë. Për finalen e Kupës FA në Angli do lejohen 21 mijë tifozë, ndërsa nëse vendoset zyrtarisht që finalja e Champions të zhvillohet në Angli, do ketë më shumë se 22 mijë tifozë.