
Liverpool do përballet me Real Madrid më 28 maj ora 21:00, në atë që do jetë finalja e Champions League për sezonin 2021/22. Liverpool nuk pati rrugë aq të vështirë për të mbërritur në finale pasi u përball me skuadra si Benfica dhe Villareal, por nuk mund të themi njëjtë për Real Madrid.
Gjigandët spanjoll dolën jashtë çdo pritshmërie, duke eleminuar PSG dhe Cityn, pasi i kishin humbur ndeshjet e para. Për finalen e madhe me Liverpool, trajneri i Los Blancos Ancelotti ka treguar disa “sekrete” që do përdorë për të fituar. Italiani ka zbuar formacionin që Real Madrid do përdor duke thënë se skuadra e tij duhet të ushtrojë presion.
“Do fillojmë me 4-3-3 që ndonjëherë do ndryshojë në 4-4-2. Mendoj se nuk është një skemë e caktuar. Duhet të ushtrojmë presion siç bëmë me City që shkuam nga 4-3-3 në 4-4-1-1. Idea është të mos ndryshojmë shumë, vetëm pak në mënyrën e mbrojtjes dhe si bëjmë presion te kundërshtari”, u shpreh Ancelotti.