
Pas një kohe të gjatë mungesë, rikthehet sonte në mbrëmje kompeticioni më i mahnitshëm Europian, UEFA Champions League.
Duelet e fazës së 1/8-ave do të nisin me një finale të parakohshme dhe me risi. Nën ndikimin e sistemit VAR, i cili do të aplikohet për herë të parë në Champions, Paris Saint Germain dhe Manchester United do të përplasin brirët për një vend në çerekfinalet e kompeticionit.
Edhe pse me mungesa të rëndësishme si Neymar e Cavani, PSG ende cilësohet si favoritet për të kaluar këtë fazë të këtij kompeticioni. Gjithsesi, forma e United gjatë drejtimit të Solskajer nuk duhet neglizhuar.
Një tjetër ndeshje që luhet po sonte është ajo mes Romës dhe Portos. Ekipi italian është në krizë rezultatesh, ndërsa portugezët synojnë që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë befasinë. Të dy takimet janë programuar për tu luajtur në orën 21:00.