Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Final 8 e Ligës Unike/ Goga Basket shumë e fortë, mposht Tiranën dhe shkon në gjysmëfinale

Shkruar nga NEWSPORT
Final 8 e Ligës Unike/ Goga Basket shumë e fortë, mposht

Goga Basket ka fituar ndaj Tiranës me rezultatin e përgjithshëm 76:67 (25:12, 23:15, 10:26, 18:14), në çerekfinale të Final 8 të Ligës Unike.

Pesë minutat e para ishin të barabarta mes dy ekipeve, por më pas Goga Basket shkëputet duke fituar çerekun e pare të sfidës, 25:12. Skuadra nga Durrësi vazhdoi me dominim në periodën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku shkoi në pushim me shifrat 48:27.

Tirana nuk u dorëzua dhe u rikthye fuqishëm në periodën e tretë, duke ngushtuar rezultatin në 56:51, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 58:53. Bardhebultë u afruan sërish 60:56, por më pas durrsakët shkëputen sërish, duke triumfuar në fund 76:67.

Te Goga Basket u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 8 kërcime, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime.

Goga Basket në gjysmëfinale pret fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.

Orari / E mërkurë

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja

19:00 Gjysmëfinalja e dytë:

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga