Idea se Lews Hamilton do të largohet nga Mercedes kur t’I përfundoj kontrata në fund 2020 dhe më pas t’I bashkohet Ferrarit, duket se ka për t’u bërë shumë shpejt pjesë e intrigave të Formula 1.
Hamilton paguhet me më shumë se 40 milion euro në seson nga Mercedes, ku i ka ndihmuar këta të fundit të dominojnë në sportin e Formula 1 me 5 tituj kampion për konstruktor. Britaniku gjithashtu I ka shumë mirë marrëdhëniet me shefin e Mercedes Toto Wolff, I cili I jep gjithë lirinë e duhur Hamilton, por gjithësesi Ferrari mbetet një nga skuderitë më prestigjoze në këtë botë dhe gjithçka mund të ndodhë.
Në një intervistë për Channel 4, Hamilton I pyetur nëse ishte I interesuar për një kalim tek “kokë kuqja” nuk nguroi të “flirtonte” në distancë.
“E di që duke shumë mirë me të kuqen, por është shumë e vështirë të ndodhi një skenar I tilli. Unë nuk do të garoj përgjithmonë. Cfarë do të bëj në të ardhmen?! Apo nëse dua që të mbetem tek Mercedes për të bërë diçka epike më pas?! Këtyre nuk u përgjigjesh dot lehtë, pot ë ishtë për mua. Në rast se do të ndryshoja ekipet atehërë unë nuk e di sesi do të ishte”, u shpreh Hamilton.