Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FIFA e dyzuar për përjashtimin e ekipit nga Kupa e Botës, ekipi ukrainas shpreh mendimin e tij: Janë terroristë

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA e dyzuar për përjashtimin e ekipit nga Kupa e Botës, ekipi

Reagime të shumta për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës sa vijnë e shtohen. Veç lojtarëve të cilët kanë bërë shkresë zyrtare në FIFA, ka qenë dhe klubi i Shakhtar i cili ka dhënë një mendim zyrtar për këtë çështje.

Lojtarët e kombëtares iraniane kanë shprehur qëndrimin e tyre zyrtar, duke u bazuar në protestat e shumta që kanë ndodhur së fundmi në Iran, për më shumë liri dhe barazi e drejtësi.

Shakhtar, ka bërë një deklaratë ku ka dhënë mendim e saj për këtë çështje, duke i sugjeruar FIFA-s veç përjashtimit të Iranit dhe kush kombëtare do të ishte e denjë për ta zëvendësuar këtë. Klubi ka sugjeruar kombëtaren e shteti të saj, Ukrainën.

"Vendin vakant duhet ta zërë kombëtarja e Ukrainës, e cila e ka dëshmuar se është e denjë për të marrë pjesë në Botëror. Lehtësimi i pjesëmarrjes së terroristëve në Kupën e Botës është një çështje politike".

FIFA në një dilemë të madhe mbi këtë situatë, ku vetëm pak ditë na ndajnë nga starti i Kupës së Botës. Por një në rast përjashtimi të ekipit, sipas rregullores zëvendësuesja e ekipit duhet të jetë nga e njëjta konfederatë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga