Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FIFA bën thirrje për një 1-minutë heshtje në nder të PELE: Do të mbahet mend për sa kohë të luhet futboll

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA bën thirrje për një 1-minutë heshtje në nder

“Për sa kohë të luhet futboll, Pele do të mbahet mend dhe do të mungojë”. FIFA ka bërë thirrje që të respektohet një minutë heshtje para çdo ndeshjeje në të gjitha fushat e futbollit, këtë fundjavë dhe në vijim, për të bërë homazhe për legjendën O Rei, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Kanceri në zorrën e trashë i mori jetën legjendës braziliane, i cili prej një muaji qëndroi i shtruar në spital.

 “Më 29 dhjetor 2022, bota e futbollit humbi Mbretin e saj. Edson Arantes do Nascimento, i njohur me dashuri nga komuniteti i futbollit dhe nga të gjithë si Pele, ishte një ikonë futbolli si askush tjetër.

Pele  solli në botë magjinë e futbollit të Amerikës së Jugut dhe i dha kuptim shprehjes "Lojë e bukur". Ai mbetet i vetmi person në histori që ka fituar tre Kupa Botërore. Imagjinata dhe aftësia e tij e pakrahasueshme në fushë ka mahnitur këdo, Për sa kohë të luhet futboll, Pele do të mbahet mend dhe do t’i mungojë shumë fushës së lojës”, është shkruar në letrën e FIFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga