Mbrëmjen e sotme luhen takimet e para të raundit të tretë të UEFA Europa League. Shumë skuadra të njohura zbresin pas pak minutash në fushë, teksa sapo ka shpërthyer festa në familjen e sulmuesit më të ri të Partizanit, Joseph Ekuban.
Vëllai i tij i madh, njëkohësisht dhe ish-sulmues i të kuqve është preferuar të jetë titullarë nga trajneri i tij, Unai Karaman. Caleb Ekuban është përfshirë në formacionin titullarë të Trabzonspor në transfertën ndaj Sparta Prague. Takimi i cili do të zhvillohet pa tifozë në Çeki do të nis në orën 18:00.

Poll