
Një skandal i madh ka shpërthyer te Kombëtarja e Kilit gjatë orëve të fundit. Skuadra është grumbulluar për turneun e Copa America, por gjatë orëve të fundit, mediat kanë zbuluar se disa lojtarë gjatë natës kanë bërë party me disa prostitute duke thyer rregullat anti-covid që janë vendosur nga Kombëtarja, por edhe nga organizatorët e Copa America.
Arturo Vidalm, Gary Medel, Eduardo Vargas, Maripa, Galdames dhe Aranguiz mendohen të jetë lojtarët që kanë bërë party me prostitute natën e kaluar dhe sot stafi teknik i Kilit ka anulluar stërvitjen, ndërsa po mendohet edhe tërheqja nga Copa America pas këtij skandali. Ky është skandali i dytë brenda pak orëve të Kili pasi më parë një berber ishte futur në dhomat e lojtarëve pa lejen e klubit dhe rrezikonte të infektonte lojtarëve me covid-19, por Kombëtarja kiliane përmes nëj postimi bëri me dije se berberi ishte negativ në tampon së bashku me lojtarët.
Arturo #Vidal, Gary #Medel & Eduardo #Vargas have broken the #CopaAmerica2021 bubble regulations by bringing prostitutes back to the hotel room where #Chile were staying. https://t.co/aWGn463iCM
-- Nima Tavallaey Roodsari (@NimaTavRood) June 20, 2021