Charles Leclerc dhe Ferrari kanë bërë fillimin perfekt të fundjavës në Cirkuitin e Barcelonës. Aktualisht kryesuesi i renditjes së përgjithshme për pilotë, monegasku caktoi kohën më të shpejtë në praktika dhe pas tij ndiqte shoku i skuadrës Carlos Sainz.
Leclerc vendosi kohën 1m 19.828s , ndërsa vetëm 0.079s ishte më i ngadaltë Sainz. Në anën tjetër Max Verstappen e mbylli i treti duke qenë 0.336s pas Leclerc. Dyshja e Mercedez Russel dhe Hamilton e mbyllën sesionin në pozicionin e 4 dhe 6. Ndërsa Alonso qëndronte mes tyre.


Galeria fotografike ()
Poll