Fernando Alonso duket se ka përfunduar planet e tij për vitin 2021 dhe një kthim në Formula 1, me sa duket do të duhet të presë. 2 herë kampioni i botës, i cili mori një periudhë pushimi pas sezonit të 2018, synon të marrë pjesë në “Indianapolis 500” këtë vit, shkruhet nga El Mundo.
“Unë e di pak a shumë atë që do të bëj në 2021”, tha Alonso. “Do ta bëj të ditur së shpejti dhe për ju, por për momentin nuk mund të them më shumë.”
Ai la të kuptohet se nuk do të jetë formula 1, sepse rregullat e reja teknike për vitin 2021 janë vonuar. Ky vonim i rregullave të reja është “lajm i keq” për F1 pasi rregulloret duhet të sillen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Gjithmonë e kam thënë se në 2021, me rregulla të reja, ishte e mundur që unë të kthehesha në Formula 1, sepse ndoshta makinat do të jenë më të ekuilibruara dhe unë jam i uritur për të provuar veten,” tha ish-shoferi McLaren dhe Ferrari. Kjo vonesë e përcaktimit të rregullave të reja teknike është i kuptueshëm, nisur nga situata ku gjendet sporti dhe nuk mund të mendohet për anën teknike të makinave për vitin 2021″, pranoi ai.
Alonso hodhi poshtë spekulimet se hapi i tij i rradhës mund të jetë kampionati i Indycar.
“Kjo do të kërkojë një angazhim të madh dhe shumë përgatitje,” tha Alonso. “Indianapolis 500 tashmë është një angazhim i madh dhe kërkon përgatitje të madhe, kështu që unë nuk dua ta imagjinoj kampionatin e plotë”.