
Jorginho/ © Credits ntvspor.net
Fenerbahce kërkon që në ditët e fundit të merkatos të përforcohet me element cilësorë. Në “radarët” e gjigandëve turk ka përfunduar mesfushori i Arsenalit, Jorginho. Fenerbahce sipas mediave britanike raportohet se së shpejti do të nisë bisedimet me “Topçinjtë” për transferimin e mesfushorit. Në fakt po sipas anglezve bëhet me dije se italiani dhe klubi turk kanë gjetur kështu marrëveshjen paraprake mes tyre dhe në ditet në vijim mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve. Siç duket Fenerbahce po i përgjigjet më se miri rivalëve të Stambollit, Galatasarayt, pasi këto të fundit janë shumë afër transferimit të dy lojtarëve t Tottenham, Davinson Sanchez dhe Tanguy Ndombele.
Poll