Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Felix shënoi ndaj ish-skuadrës, Simeone refuzon të flasë për portugezin: S’kam punë me rivalët

Shkruar nga NEWSPORT
Felix shënoi ndaj ish-skuadrës, Simeone refuzon të flasë

Atletico Madrid u mposht nga Barcelona , teksa vendimtarë me golin e tij ishte Joao Felix. Portugezi shënoi ndaj ish-skuadrës së tij dhe i dhuroi Barçës 3 pikë mjaft të rëndësishme.

Pas disfatës me katalanssit ka folur Diego Simeone. Ky i fundit ka refuzuar tëe flasë kur është pyetur për ish-lojtarin e tij, Joao Felix.  Timonieri i Atleticos ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë sa i takon rivalëve.

“Ata ishin më të mirë në pjesën e parë dhe në të dytën gjithçka ndryshoi. Zëvendësimet shtuan dinamikën në lojën tonë. Ne merituam të shënonim një gol.

Një ditë do të kemi diçka të rëndësishme këtu. E arritëm një herë me atë barazimin që na fitoi La Ligën. Një ditë do të vijë.

Joao Felix? Nuk po flas për rivalët, por për ekipin tonë”.

Poll

Lexo gjithashtu