Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Klubet kërkuan tërheqjen nga Superliga, Federata Turke e Futbollit merr vendimin: Shtyhet kampionati

Shkruar nga NEWSPORT
Klubet kërkuan tërheqjen nga Superliga, Federata Turke e Futbollit

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë ka shkaktuar shumë dëme material dhe njerëzore. Mijëëra viktima janë shkaktuar nga ky tërmet, ndërsa shumë e shumë të tjerë janë të plagosur.

Mes tyre edhe njerëz të sportit. Për shkak edhe të situatës së shkaktuar nga tërmeti, klubet e Superligës kanë kërkuar edhe tërheqjen nga kampionati.

Për këtë Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Byjykekshi, ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se Superliga Turke do të ndikohej plotësisht nga tërmeti shkatërrimtar që ka rënë në Turqi. Ai ka bërë të ditur se do të shtyhej përsëri rifillimi i aktivitetit, teksa do të kishte edhe klube të cilat tërhiqeshin nga gara në elitë.

“Ne kishim vendosur që të shtynim kalendarin vetëm me një jave, por dhimbja jonë në këto momente është e madhe ndaj për këtë arsye, kampionati do të rifillojë më 3 mars.

Klubi i Hatayspor na ka dërguar një letër sot dhe na ka lajmëruar se nuk dëshiron të luajë më ndeshje të tjera në këtë sezon. Nëse edhe Gaziantep dëshiron të tërhiqet nga kampionati, do të vazhdojmë me 17 skuadra, por me kushtin e vetëm që të drejtat e këtyre dy klubeve të mos preken”, theksoi ai, duke bërë të qartë se nuk do të kishte rënie nga kategoria për ta ndonëse braktisnin garën. Hatayaspor dhe Gaziantepspor janë klube me baza në qytetet më të goditura nga tërmeti.

“Nëse do të konfirmohen qëllimet e Hatayspor dhe Gaziantepspor, atëherë SuperLiga e sezonit 2023-2024 do të jetë me 20 skuadra dhe jo 18”, deklaroi presidenti i Federatës Turke.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga