
Antonio Conte dhe Inter janë dënuar me nga 2 mijë euro secili, për gjestin e trajnerit ndaj presidentit të Juventus, Andrea Agnelli. Sfida e Kupës së Italisë mes bardhezinjve dhe Interit në Torino, ka bërë që ish-trajneri i Juventus t'i drejtonte gishtin e mesit presidentit Agnelli.
Prej 9 shkurtit Federata ishte duke e hetuar rastin, duke dalë në konkluzionin se gjesti i Contes ishte i papranueshëm, duke e dënuar atë dhe klubin zikaltër me 2 mijë euro gjobë secili. Kujtojmë se pas gjestit të trajnerit, reagimet kundër tij ishin të shumta.
Poll