Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Federata franceze merr vendimin për lojtarët agjerues: Nuk do të lejohen pushime për Iftar gjatë Ramazanit

Shkruar nga NEWSPORT
Federata franceze merr vendimin për lojtarët agjerues: Nuk do të

Në vitin 2023, në Francë u mor një vendim shumë i diskutuar në lidhje me pushimet gjatë ndeshjeve për të lejuar lojtarët që praktikojnë Ramazanin të prishin agjërimin e tyre në perëndim të diellit. Federata i kishte ndaluar dhe tani risillet e njëjta çështje pasi muaji Ramazan ka nisur në 10 mars e do të përfundojë më 19 prill.

Për momentin, asnjë mesazh nuk u është dërguar gjyqtarëve, presidentëve të distrikteve dhe ligave për të diskutuar këtë ndalim. Sipas asaj që Eric Borghini, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFF-së deklaroi për Le Parisien, objektiv është shmangia e provokimeve.

“Objektivi është shmangia e çdo forme provokimi. Nga ana tjetër, nëse reagimet na tregonin se po rifillojmë me ndërprerjet e ndeshjeve, atëherë ne do të vlerësonim për të tërhequr drejtorët e garës. Megjithatë, si profesionist, do të më befasonte nëse kjo do të ndodhte", tha Borghini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga