
Futbollisti i Kombëtars, Ergys Kaçe duket se nuk po kalon ditët e tija më të mira, kjo gjë është konfirmuar së fundmi nga mediat greke të cilat konfirmojnë se ekipi i Panathinaikosit nuk ka dalë në stërvitje ditën e djeshme në shenjë proteste për shkak të mungesës së dhënies së pagave që nga fundit i mujit shtator.
Në këto kushte, lojtarët iu kanë vënë kusht drejtuesve të paguajnë minimumi rrogat e muajit, tetor, nëntor dhe dhjetor, në të kundërt asnjë nuk zbret në fushën e blertë për të nisur nga puna për përgatitjet e takimeve të ardhshme.
Kjo situatë vjen pas probleme me rezultat që rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria të klubit grek ku është dhe lojtari kuqezi. Shumë media të tjera greke kanë konfirmuar se, nëse nuk plotësohen objektivat e përcaktuara në fillim të sezonit, ekziston mundësia që klubi të shkojë drejt shkrirjes tolate për shkak të bilanceve negative.