
Dëmtimi i rëndë i pësuar nga Nico Zaniolo e la jashtë fushave atë për shumë muaj, madje ai mbeti jashtë europianit. Gjithsesi, shtyrja me një vit e këtij kompeticioni bëri që të kishte shpresa. Një lajm i keq qarkullon sot në Itali, me Zaniolon që si duket nuk do jetë pjesë e Europianit.
Italiani ishte përmirësuar ndjeshëm fizikisht, teksa filloi të stërvitej i diferencuar me grupin. Gjithsesi, doktori Christian Fink ka sugjeruar punë individuale për një muaj me rradhë, që ai të mund të stërvitet me grupin. Kështu, pjesëmarrja e tij në Europian është praktikisht e pamundur, me lojtarin e Romës që është i dënuar të besojë te mrekullia. Zaniolo është një nga më të pafatët në historinë e futbollit, e kjo duket qartë.