Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Faleminderit Safet Gjici dhe Skënder Gega", preparatori Selimi zbulon arsyen e largimit nga Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi vendosi sot të bëjë të ditur në mënyrë zyrtare stafin teknik, me të cilin Skënder Gega do punojë për edicionin e ardhshëm futbollistik.

Iris Selimi i cili ishte përgatitësi atletik dy sezonet e fundit është zëvendësuar me Oriand Abazajn. Largimin e Irisit e komentoi dhe Gega, i cili vlerësoi figurën e tij.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ish- përgatitësi atletik i Kukësit ka vendosur të sqarojë largimin, duke falenderuar fillimisht presidentin Safet Gjici. Selimi tregon se zgjedhja për t'u larguar, ka ardhur sepse dëshiron t’i dedikohet Kombëtares dhe projekteve të tij.

"Të nderuar miq dhe dashamirës. E ndjej të udhës të bëj dhe unë një sqarim në lidhje me largimin nga klubi FK Kukësi. Në radhë të parë dua të falenderoj Presidentin Safet Gjici në besimin që kishte tek unë për të më besuar performancën fizike të skuadrës për dy sezone futbollistike. Falenderoj të gjithë stafin dhe lojtarët me të cilët kam bashkëpunuar për dy vite.

Mirënjohje për fjalët vlerësuese të Profesor Skënder Gega në lidhje me figurën time profesionale. Vlerësimi është reciprok por në këtë moment të karrierës time profesionale kam zgjedhur t’i dedikohem  plotësisht projektit tim më të fundit @isport dhe Kombëtares.

Suksese FK Kukësit dhe stafit te ri teknik ne sezonin e ardhshm futbollistik”, shkruan Iris Selimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga