Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Falë prindërve jam ky që jam", Diant Ramaj: Nuk e harroj kurrë Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
"Falë prindërve jam ky që jam", Diant Ramaj: Nuk e

Diant Ramaj, portieri i Ajax-it të Amsterdamit është një nga pikat kyçe tek ekipi hollandez. Portieri shqiptar i cili i ka rrënjet në Kosova u transferua tek Ajax në muajin gusht të këtij viti nga Eintracht Frankfurt, për 5 milionë euro. 22-vjeçari është kthyer në një titullar fiks në ekipin e Ajax, teksa së fundmi ka dhë një rrëfim për “De Telegraaf”, ku ka folur për veten.

"Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë, por ata emigruan në Gjermanisë për shkak të luftës me Serbinë. Lanë gjithçka pas dhe përfunduan pa asgjë në një shtet të ri. Historia dhe karakteri i tyre më kanë formuar dhe më kanë bërë ky që jam sot.

Unë nuk e harroj kurrë nga vij. Gjatë fëmijërisë dhe rinisë sime na mungonin shumë gjëra, por unë dhe vëllai Dijon, tri vite më i madh se unë, gëzoheshim duke luajtur futboll rrugëve me kushërinjtë tanë.

Prindërit kanë luajtur një rol të madh në faktin që unë i ‘parkoj’ lehtësisht në kokën time vështirësitë e një ndeshjeje. Për të bërë analizën e saktë pas përfundimit të saj.

Mendoj që ka të bëjë edhe me prejardhjen time, sepse ne ballkanasit jemi shumë të fortë në aspektin mental. Jam vetëm 22 vjeç, por shpesh dëgjoj të thonë që luaj sikur të jem 30”, është shprehur Diant Ramaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga