Shkumbin Qorrmemeti dhe Haris Fakiç u përfolën në media të ndryshme sot se mund të ndërhyjnë të shpëtojnë klubin e Renovës. Nga sa raportohetj dyshja e njohur e menaxhërëve ishin në negociata me biznesmenë të ndryshëm për të shpëtuar ekipin maqedonas.
Por, tashmë ka ardhur reagimi i Fakiç, i cili e cilëson si lajm të rremë këtë informacion. Ish-drejtori i Skënderbeut me sa duket nuk ka ndërmend të marrë ndonjë skuadër e për më tepër, Renovën që është drejt zhdukjes pas largimit të sponsorëve. "Fake News", shkruan ai duke treguar se gjithçka është përfolur s'është e vërtetë.

Poll