Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Fair-Play” financiar legjenda e Barcelonës i rekomandon klubit brazilianin e Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
“Fair-Play” financiar legjenda e Barcelonës i rekomandon klubit

Ish-lojtari i Barcelonës Patrick Kluivert i ka sugjeruar klubit blaugrana emrat e 2 sulmuesve për merkaton e verës. Barça po përballet me probleme financiare dhe nuk mund të kryejë blerje të reja në merkato. Por për Kluivert janë 2 sulmues që klubi mund t’i afrojë me parametra zero.

Bëhet fjalë për Roberto Firmino dhe Goncalo Ramos. Brazilianit të Liverpool i skadon kontrata në përfundim të sezonit dhe ka deklaruar largimin nga klubi anglez në fund të qershorit.

“Fair-play financiar është diçka që duhet ta marrësh parasysh”, thotë Kluivert për “Mundo Deportivo”. “Por kush është në listën time të dëshirave? Duhet patjetër të jetë një sulmues. Sepse pas Leëandoëskit duhet patjetër të kesh një qendër-sulmues. Unë pëlqej shumë Goncalo Ramos. E pëlqej atë lojtar dhe ka bërë një punë të mirë me Portugalinë dhe gjtihashtu tek Benfika. Firmino tek Barcelona mendoj se do të ishte gjithashtu një lojtar vërtet interesant. Një sulmues do ta fuqizonte në të vërtetë Barcelonën. Pjesa tjetër nëse qëndrojnë është mirë”, ka përfunduar Kluivert.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga