
Ilustrim / Martin Cani - Mirlind Daku
Mirlind Daku shënoi një dygolësh mjaft të rëndëisshëm ditën e sotme me Rubin Kazan në Rusi. Por veprimi i tij pas ndeshjes ishte i jashtëzakonshëm, duke ia dedikuar dopietën një personi mjaft të veçantë.
Golat e Mirlind Dakut
Pas ndeshjes, Daku ka publikuar në “Facebook” momentin kur shënon gol, teksa krah tyre tregon se golat ia ka dedikuar Martin Canit dhe familjes së tij. Një veprim i jashtëzakonshëm nga Daku për 14-vjeçarin e vrarë 5 ditë më parë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj.

Postimi i Mirlind Dakut
Kujtojmë që Martin Cani po kujtohet gjerësisht në botën e futbollit. Para veprimit të Dakut, edhe te Partizani U15 bënë një gjest të mahnitshëm, duke nderuar 14-vjeçarin e vrarë sa herë shënonin gol.
Poll