Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

VIDEO/ Imazhi i Martin Canit në fushën e të kuqve, Partizani emocionon me gjestin për 14-vjeçarin që humbi jetën te "Fan Noli"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Imazhi i Martin Canit në fushën e të kuqve, Partizani
Ekipi i Paritzanit duke festuar me bluzën e Martin Canit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur vendin dhe sidomos botën e futbollit në Shqipëri. Cani ishte futbollist në kampionatin e moshave ku së fundmi aktivizohej me Dinamon U15, por me një të shkuar te Partizani.

Pikërisht të vegjlit e kuq kanë bërë ditën e sotme një gjest fantastik për nder të Martin Canit. Në ndeshjen Partizani U15 – Pepa U15, një nga lojtarët e Partizanit, Joni Gjoci ia dedikoi golin e shënuar 14-vjeçarit që u vra.

Pasi shënoi gol, Gjoci festoi me një bluzë ku ishte e stampuar foto e Martin Canit. Një gjest mjaft i bukur nga ish-shokët e tij të ekipit që u vlerësua me duartrokitjen e të pranishmëve në stadiumin “Arena e Demave”.

Momenti kur ekipi i Partizanit feston me bluzën e Martin Canit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga