Rodri ngriti “peshë” tërë planetin me fitimin e Topi i Artë për vitin 2024 në Paris këtë javë. Mirëpo, shumë duan të dinë se kush e zbuloi këtë talent të jashtëzakonshëm dhe në çfarë rrethanash. Për këtë na ndihmon gërmimi në historinë e stafit të Atletico Madrid.
Njeriu që zbuloi diamantin e së ardhmes quhet Jose amorrortu dhe është spanjoll. Ai dikur ka mbajtur rolin e koordinatorit të akademisë së të rinjve të klubit madrilen. Jose ishte ndër të parët që pa potencialin e madh tek mesfushori i sotëm i çity-t dhe besoj tek aftësitë e tij. Spanjolli shprehet i lumtur për këtë ngjitje në majat e futbollit botëror të lojtarit të kombëtares së vendit të tij. Kështu, njeriu zbulues ka folur rreth gjithë rrethanave që kanë të bëjnë me emrin më të përfolur botëror Rodri.
“E kam parë si është rritur Rodri dhe sa larg ka shkuar. Ai meriton shumë më shumë. Është stërvtur shumë dhe më vjen mirë që është shpërblyer. Ai ishte një djalë që kishte talent, inteligjencë dhe merrte vendimet e duhura. Fizikisht ishte herët për të dhe kishte nevojë për përmirësime. Këto për sa isha unë në Atletico. Më pas u largova dhe në atë moment ndryshuan dhe teknikët. Një kolegu im u nis për Virrareal dhe Rodri e ndoqi atë. Në nëndetësen e verdhë mesfushori u rrit shumë dhe tregoi tëra cilësitë e tij. Los Colchoneros e blenë për 25 milionë euro dhe e kthyen djalin e shtëpisë. Lojtari i Cityt ka vizion global të fushës dhe bën shumë mirë prekjen e parë të topit dhe tranzicionin e lojës.”, u shpreh Jose.
Njeriu që mori guximin të propozonte Rodrin si produkt të akademisë prek piakt më të forta të lojtarit, pse u largua nga Atletico dhe mënyrën e të shikuarit të futbollit prej “yllit”. Rodri u shpërblue me çmimin prestigjoz dhe gjithë komuniteti botëror i futbollit po “çmendet” pas “Rodri is on Fire”.