
Dita e sotme është e trishtë për të gjithë tifozët kuqezi. Është ndarë nga jeta një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare.
Artan Salihu i njohur nga të gjithë si “Janushi” ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë mbrapa shumë dhimbje. Janushi nisi të mbështesë Kombëtaren kudo që në vitet e para pas luftët, me kuqezinjtë që u kthyen në prioritetin e tij.
Ceremonia mortore e të ndjerit do të bëhet ditën e sotme në orën 18:00 në varrezat e Prishtinës. Për ndarjen nga jeta të tij kanë reaguar edhe tifogrupi i Kombëtares “Tifozat Kuqezi”, të cilët shprehin ngushëllimet e tyre për të afërmit dhe familjarët e Janushit.
Gjithashtu edhe redaksia e "Newsport.al" shpreh ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe të gjithë miqtë dhe tifozët shqiptarë për ndarjen nga jeta parakohe e Janushit.