Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ Presidenti i PSG-së në Tiranë, Al-Khelaifi “thyen rrjetin” nga dyqani i fruta-perimeve në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Presidenti i PSG-së në Tiranë, Al-Khelaifi “thyen
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi në Tiranë

Pas një dite historike për futbollin shqiptar, ku për herë të parë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi mbledhjen e tij në Tiranë, vëmendja është zhvendosur edhe te vizita e presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi.

Një video e shpërndarë sot në rrjet është bërë virale, ku Al Khelaifi shihet duke vizituar një dyqan fruta-perimesh në kryeqytet. Vizita e tij në Shqipëri është pjesë e angazhimeve me Shoqatën Europiane të Klubeve (ECA), e cila po ashtu zhvilloi një takim zyrtar sot në Tiranë.

Al Khelaifi, një prej figurave më të rëndësishme në futbollin europian, ka vite që investon te PSG, klub me të cilin sezonin e kaluar arriti të fitojë për herë të parë Champions League.

Vlen të përmendet se gjatë mbledhjes së ECA-s në Shqipëri, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i dhuroi Al Khelaifit një fanellë të kuqebluve, si një gjest simbolik mirëpritjeje dhe respekti.

Poll

Lexo gjithashtu