
Fotomontazh/ Erion Braçe
Pas fitores 1-0 me Letoninë, Kombëtarja shqiptare e ka misionin e radhës në Begorad. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të përballen me Serbinë më datë 10 tetor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Ndërkohë, kur kemi edhe 1 muaj derisa ndeshja të vijë, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ngritur një alarm të fortë. Duke u bazuar tek të pranishmit në sfidën e mbrëmeshme të Beogradit, mes Serbisë dhe Anglisë, Braçe thekson se jeta e futbollistëve tanë mund të jetë në rrezik.
Ai i bën thirrje FIFA-s që të marrë masa për këtë situatë, për të mos u lejuar hyrjen në stadium eksponentëve të krimit apo personave që shfaqin rrezikshmëri.
Postimi i Erion Braçes:

Poll