
Fabian Ruiz po bën një kampionat të shkëlqyer me Napolin. Trajneri Gatusso i ka dhënë besim dhe kjo i ka bërë mirë atij. Klube si Barça dhe Real Madrid kanë kërkuar informacione fillestare për mesfushorin, duke parë cilësinë që posedon. Për blutë, Fabian Ruiz është i pashitshëm dhe një gjë e tillë mund të kryhet vetëm për një shifër të çmendur. Ky nuk është emri i vetëm që përflitet, pasi zëra janë përhapur edhe për Dries Mertens.
Madrilenët janë gati për një hap të tillë por duhet pasur kujdes nga konkurrenca blaugrana. Në fund, ai që do vendsoë do jetë Ruiz. Synimi aktual është mbyllja e këtij sezoni sa më mirë të jetë e mundur, për të bërë më pas llogaritë.
Poll