Albanian Water Sports organizon më 1 maj eventin "Dita e Velës". Aktiviteti do të zhvillohet në plazhin e Velipojës, ndërsa përmes faqes zyrtare në Facebook, Albanian Water Sports ka ftuar të gjithë praktikuesit apo dashamirësot e sporteve me vela që të marrin pjesë në këtë event.
"Albanian Water Sports organizon më 1 Maj, në plazhin e Velipojës, Ditën e Velës. Ftohen për të marrë pjesë të gjithë praktikuesit, dashamirësit e miqtë e sporteve me vela. Sillni bashkë me ne windsurfet, kitesurfet, varka me vela, stand-up paddle, canoe apo çdo mjet tjetër jo-motorik sporti ujor për të festuar të gjithë nisjen e sezonit të ri.
Natyrisht ne do të kemi në dispozicion të gjitha mjetet tona dhe do të ndihmojmë e praktikojmë falas me të gjithë ata që duan të njihen me këto sporte, veçanërisht me fëmijët e interesuar.
Na gjeni në Hotel Princi i Vogël, Rruga Nr.4 në Velipojë, aty ku programi do të nisë që të shtunën datë 29 prill, me muzikë, dokumentarë mbi lundrimin, yoga dhe shëtitje me biçikleta (për rezervime shtypni butonin Book Now më sipër). Nëse do na bashkoheni gjatë datës 1 Maj, do të jemi në plazh, Rruga Nr.4, ku na dalloni lehtë prej velave në bregdet", shkruhet në evetin e shpërndarë nga Albanian Water Sports në Facebook.