Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Europa League/ West Ham përmbys në mënyrë spektakolare, çerekfinalet i kapin edhe Benfica me Marseille (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Europa League/ West Ham përmbys në mënyrë spektakolare,

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Europa League, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Në këto 4 sfida janë shënuar plot 14 gola.

Benfica është kualifikuar në çerekfinale pasi mposhti në ndeshjen e kthimit skocezët e Rangers me rezultatin 0-1. Kujtojmë që rezultati i sfidës së parë ishte 2-2, dhe kjo fitore minimale mjaftoi për portugezët.

Në krahun tjetër West Ham kreu përmbysjen e madhe, ku mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Freiburg. Gjermanët e fituan ndeshjen e parë 2-0, por në të kthimit ishin të pafuqishëm përballë anglezëve.

Pavarësisht fitores 3-1 të arritur sot, Villarreal nuk ia del të kualifikohet, pasi Marseille i kishte mposhtur në ndeshjen e parë 4-0. Në krahun tjetër, Milani fiton edhe ndeshjen e dytë përballë Slaias me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë kishin triumfuan 4-2 në të parën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga