
Takimet e Europa League kanë sjellë një “lumë” golash ku në 8 takimet e para janë realizuar 25 gola. Në ndeshjen mes Zurich dhe PSV ka pasur 6 rrjeta të tundura duke u bërë takimi me më shumë gola të shënuar. Ronaldo me United e tij ka bërë çdo gjë në mënyrën më të mirë të mundshme pasi ka përmbysur çdo gjë në pjesën e dytë.
Lazio nuk ka shfrytëzuar momentin, ku Sturm ka qenë me 10 lojtarë që nga minuta e 81. Monaco dhe Sociedad korrin fitoret e radhës duke bërë një hap drejt kualifikimit. Zvezda ka marrë një fitore me peshë pasi ka hapur llogaritë në grup.
Rezultatet e takimeve të orës 18:45:
Sturm Graz-Lazio 0-0
HJK-Ludogorets 1-1
Malmo - Union Berlin 0-1
Monaco-Trabzonspor 3-1
Omonia-Manchester United 2-3
Sheriff-Real Sociedad 0-2
Zvezda-Ferencvaros 4-1
Zurich-PSV 1-5