Në Europa League sot luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve. Surpriza duket se nuk do ketë ku çdo gjë ka marrë formë që në ndeshjet e para. Përjashtim bën ndeshja mes Marseille dhe Leipzig në Francë ku në takimin e parë gjermanët fituan 1-0 dhe gjithçka është e hapur në 'Velodrome'.
Lazio e Strakoshes udhëton në Austri të përballet me Salzburgun e Berishes. Takimi i parë në Rome u fitua 4-2 nga lacialët dhe vetëm një çmenduri mund ti eleminojë ata. Po ashtu dhe Arsenal me fitoren 4-1 në ndeshjen e parë kundër CSKA dhe Atletico Madrid me fitoren 2-0 përballë Sporting kanë 'vulosur' kualifikimin që në ndeshjet e para.
Poll
