Sot është mësuar shorti për turin e tretë të Europa League për ekipet shqiptare, gjithmonë nëse do të arrijnë të kalojnë të dytin. Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm, së bashku me Shkëndijën, Renovën dhe Dritën në Kosovë.
Verilindorët e trajnerit Skënder Gega kanë një betejë mjaft të vështirë përpara, pasi fillimisht duhet të eleminojnë Ëolfsburgun për t'u ndeshur më tej me FC Desna Chernihiv.
Ndërkohë goglat kanë shortuar si kundërshtarë të mundshëm te Teutës Lokomotiv Tbilis ose Dinamo Moskë, sërish brenda fushe.
Ndërsa Laçi, nëse kalon Hapoel Beer Shevën do të luajë kundër Coleraine ose ekipit skocez Motherëell.
Për dy ekipet e tjera shqiptare, shorti ka vendosur Lokomotiv Plodiv në turin e tretë për Shkëndijën e Tetovës, gjithmonë nëse kalon Botosanin. Sakaq Renova duhet të eliminojë Hajduk Split, që të luajë me njërën nga dy skuadrat, Neftci Baku ose Galatasaray. Ndërsa, Drita do të luajë ndaj Legia Ëarsava në Poloni!