Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

ZYRTARE/ Protagonist absolut në çerekfinalen e Champions, UEFA zbulon arbitrat që do të gjykojnë Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Protagonist absolut në çerekfinalen e Champions, UEFA
Shqiperi - Spanje

Shqipëria po përgatitjet intensivisht për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024. Kuqezinjtë ditën e hënë do të vihen përballë Spanjës në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.

Një duel që vendos edhe fatet e Kombëtares në Euro 2024, me Sylvinhon dhe “djemtë” e tij që kërkojnë medoemos fitoren për t’u kualifikuar në fazën “Play-Off” të këtij turne. Jemi dy ditë para kësaj finaleje për kuqezinjtë dhe UEFA ka bërë të ditur edhe arbitrat e sfidës.

Kështu kryesor do të jetë një arbitër suedez, i cili ishte protagonist absolut në çerekfinalen e Champions mes Arsenalit dhe Bayern Munich, ku të dyja ekipeve u mohua nga një penallti.

Bëhet fjalë për Glenn Nyberg, i cili do të jetë kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga Mohbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Arbitër i 4 do të jetë Mykola Balakin, teksa në VAR do të jetë gjermnai Christian Dingert.

ZYRTARE/ Protagonist absolut në çerekfinalen e Champions, UEFA
Gjyqtaret e ndeshjes Shqiperi - Spanje

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga