Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Zvicra gati të eliminojë një tjetër ‘BIG’, Zuber: I dimë cilësitë tona, ëndërrojmë trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
Zvicra gati të eliminojë një tjetër ‘BIG’,
Steven Zuber

Zvicra do të përballet me Anglinë nesër në orën 18:00 në Dusseldorf Arena në kuadër të çerekfinales së Euro 2024.

Helvetët do të tentojnë të bëjnë surprizën e madhe duke eliminuar një nga favoritët absolut për fitimin e trofeut. Pasi bënë të njëjtën ndaj kampionëve në fuqi Italisë, Zvicra e Granit Xhakës ka çdo të drejtë të ëndërrojë për lavdinë absolute pasi edhe në fushën e lojës po performojnë më së miri.

Kështu mendon edhe mesfushori Steven Zuber që në prononcimin e tij në konferencën për mediat u shpreh kështu:

“Të gjithë e ëndërrojmë, mendoj se të gjitha skuadrat duan të fitojnë kampionatin evropian dhe ne po ashtu, por le të mbajmë këmbët në tokë e dimë se kush jemi dhe nga vijmë dhe i dimë cilësitë tona, të cilat na kanë sjellë deri këtu në turne. Nuk ka nevojë të flasim për Anglinë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë, ne jemi të mirë për të demonstruar në fushë”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga