Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ Williams dhe Yamal “harrojnë” Shqipërinë, “yjet” e Spanjës ia marrin valles

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Williams dhe Yamal “harrojnë” Shqipërinë,
Williams - Yamal

Shqipëria dhe Spanja do të sfidohen mes tyre në orën 21:00 në Dusseldorf. Spanjollët kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër sit ë aprët e grupit B me 6 pikë dhe ndaj kurqezinjëve luajnë pa ndonjë presion.

Në këto kushte atmosfera te “Furia e Kuqe” ëhstë mjaft pozitive, teksa lojtarët nuk iu rezistojnë edhe trendeve të Tik –Tok. Dy talentet spanjollë, Nico Williams dhe Lamine Yamal janë maft të njohur në këtë rrjet social, për shkak se bëjnë shpesh video interesante dhe gazmore, duke tërhequt kështu vëmendjen e tifozëve.

Së fundi ata kanë publikuar një video brenda dhomës së tyre, ku të dy lojtarët shfaqen duke kërcyer. Siç duket për një moment dy talentët spanjollë kanë “harruar” duelin me Shqipërinë dhe kanë zgjedhur t’ia marrin “valles” në Tik – Tok.

Kujtojmë se sfida me Spanjën do të luhet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena”. Kjo përbalje është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët do të luajnë vetmë për fitoren për të bërë të mundur më pas edhe kualifikimin. Aktualisht Spanja në grupin B ka 6 pikë dhe mban vendin e parë. Me 3 pikë ndjek Italia, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia kanë na 1 pikë, por kombëtarja shqiptare ndodhet e 3-ta në grup për shkak të golavarazhit më të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga