
Cristiano Ronaldo
Ronaldo ka shpërthyer në lot pas penalltisë së humbur kundër Sllovenisë. Kujtojmë se ndeshja është në "extra-time", në rezultatin 0-0.
Portugezi gaboi pikërisht në fundin e shtesës së parë, kur Orsato akordoi penallti për Portugalinë. Portieri Oblak i kuptoi krahun në minutën e 103' duke pritur gjuajtjen sulmuesit portugez.
Pikërisht në pushimin e shkurtër të "extra-time", Ronaldo nuk mund të mbante lotët. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shokët e skuadrës i qëndronin afër.
Poll