
Situata te Gjermani duket se nuk është më e mira e mundshme. Sipas “Bild" ka tensione mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes.
Gjatë stërvitjes ka patur mosmarrëveshje mes dy lojtrarëve, duke shpërthyer një debat i fortë mes tyre. Rudiger dhe Nicklas Fullkrug kanë patur një sherr mes tyre.
Pas fërkimeve të para, në duelin e radhës Rudiger e tërhoqi Fullkrug dhe e tërhoqi poshtë.Sulmuesi, pasi u rrëzua keq, filloi të shante jo vetëm shokun e tij të skuadrës, por edhe një nga anëtarët e stafit teknik, i cili sipas tij ishte fajtor që nuk e kishte ndalur Rudigerin: “Mos fishkëlleni!”
Në këtë pikë situata u nxeh dhe futbollistët nisën të shtyheshin, duke shkuar thuajse në përplasje fizike.Situata u tensionua aq shumë sa u desh të ndërhynte për t’i ndarë ndihmëstrajneri Sandro Ëagner, duke ndërprerë përkohësisht stërvitjen. Por kjo nuk është e gjitha.
Në fakt, Rudiger dhe Fullkrug nuk u qetësuan dhe mbrojtësi nuk e rifilloi punën me grupin, por përkundrazi iu bashkua trajnerit atletik për një vrapim rreth fushës.Rudiger dhe Fullkrug ishin kundërshtarë pak ditë më parë në finalen e Championsit Real Madrid – Dortmund.